Ndertimet Pa Leje, Vazhdon Pastrimi I Rivieres Nga Ksamili Ne Himare
-Konfirmoi për ATSH-në Kreu i Inspektoriatit të Policisë Ndërtimore, Gjergj Bojaxhiu-
TIRANË, 24 Maj/ATSH-Mira Shkurta/ - Që në orët e para të mëngjesit të sotëm ka nisur prishja e ndërtimeve pa leje në zonën bregdetare në jug të vendit, fillimisht në Ksamil.
Operacioni i Policisë Ndërtimore, i drejtuar nga kreu i Inspektoriatit, Gjergj Bojaxhi, ka projektuar të prishë të paktën 200 ndërtime të ngritura pa leje në zonën e Ksamilit, për të vijuar më pas në zona të tjera të Rivierës, të ngritura pa leje buzë bregdetit.
Kreu i Inspektoriatit te Ndërtimores, beri te ditur per ATSH-ne se aktualisht vazhdon prishja e ndertimeve pa leje të shpërndara në të gjithë zonën, të ndërtuara pas daljes së ligjit për legalizimin e ndërtimeve pa leje./s.s./