English

Opozita Kërkon Mosdjegien E Fleteve Te Votimit Deri Në Transparencën E Materialeve Zgjedhore

TIRANE, 24 Maj/ATSH-A.Gjonaj/.- Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, deklaroi të hënën, menjëherë pas takimit të zhvilluar me Kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, me aleatët, se në mbledhje u ra dakort për një përkrahje të plotë të botës perëndimore lidhur me zgjidhjen e krizës politike në vend. "Në rast se palët nuk bien dakord për transparencë, për hapjen në fillim të kutive të materialeve zgjedhore dhe 'ngrirjen' e fletëve të votimit deri sa të bëhen hetimet, atëherë gjithçka është në kundërshtim me të ardhmen perëndimore të Shqipërisë dhe në rast se del kundër draftit perëndimor, atëherë do të diskutohet pranimi i konceptit perëndimor në Shqipëri", deklaroi Ngjela. Ai tha se Shqipërisë i është dhënë ultimatum i rreptë, ku nëse palët nuk bëjnë transparencë, atëherë do të ketë ndërprerje të procesit të integrimit dhe duhet të bëhet 'ngrirja' e kutive me fletet e votimit derisa të bëhet hetimi i zgjedhjeve. Ndërkohë, kryetari i grupimit G-99, Erion Veliaj, u shpreh se po negociohet dhe qëllimi i opozitës është që këtë transparencë mos ta lërë në kuti. /a.ke/
KOMENTE