English

Pasqyra E Shtypit Të Kosovës

HTINË, 24 Maj /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" Raport për Kosovën i organizatës rajonale "Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut" - YIHR: Shoqëria kosovare është e frikësuar - "Sponsorët dhe mbikëqyrësit e Kosovës i kanë dhënë shpesh përparësi termit 'nuk ka lajm, është lajm i mirë', duke vendosur stabilitetin mbi zhvillimet e shëndetshme që do të mund të sillnin konfrontime. Stabiliteti i Kosovës është 'një gjendje e ngrirë'. Ky stabilitet nuk është reflektim i gjendjes në terren, por reflektim i një vullneti të madh politik për ta mbajtur atë", thuhet në raportin e YIHR-it Tituj të tjerë: Presion për sqarimin e pranisë së Zannierit në Sarajevë Koshtunica bën fushatë parazgjedhore në veri të Mitrovicës Kosova i lyp ndihmë Shqipërisë për kapjen e diplomave false Pa plotësimin e kushteve të FMN-së nuk mund të merren kredi VMRO e BDI lypin modalitete për daljen nga udhëkryqi "Express" Në Kosovë hyn i armatosur - Vojislav Koshtunica, të dielën, hyri i armatosur dhe qëndroi në Kosovë. Ministri Bajram Rexhepi ka kërkuar nga EULEX t'i ndalë njerëzit e armatosur, por kjo s'ka ndodhur. Ai thotë se ky Mision s'është i gatshëm të ndërhyjë në Veri, siç bën në pjesët e tjera të vendit. EULEX, ndonëse i vendosur në pikat kufitare në Veri, arsyetohet se kërkesën për Koshtunicen e ka marrë pas hyrjes së tij në Kosovë. Tituj të tjerë: S'ka nevojë - Partnerët e koalicionit nuk përkrahin kërkesat e opozitës për krijimin e një Qeverie Teknike dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Edhe Presidenti Fatmir Sejdiu, personalisht, është kundër. Përfaqësues të PDK'së dhe LDK'së thonë se institucionet janë stabile, përkundër hetimeve të EULEX'it. Qeveri e dëmshme - Lideri i AAK'së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria aktuale po i shkakton dëme të mëdha Kosovës. Ai ka shprehur përkrahje për hetimet e EULEX'it ndaj zyrtarëve të Ministrisë së Transportit. Simboli RKS - Brenda dy muajve, kosovarët do t'i kenë target e reja me emblemen e Republikës së Kosovës. Kosova e një Njëzetvjeçari - Opinion "Bota Sot" Jo më pazare në kurriz të shqiptarëve! - Tendencat për ndarjen e Kosovës, ëndërra?! Tituj të tjerë: Avokati i Popullit, pa ligj të popullit - Ju pëlqejnë rregulloret e UNMIK-ut Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë kërcënojnë integritetin - Askush nuk i ndalon zgjedhjet e Serbisë! Ekonomia e Kosovës duhet të jetë e lirë nga barra e shtetit Punë për të huajt - Editoriali "Zëri" Xhungla e prokurimeve - Sipas raportit të YIHR-së, dy kompani të afërta me familjarët e kryeministrit Thaçi, fituan 75 milionë euro nga KEK-u në vitet 2008-2009 Tituj të tjerë: Kuvendi, peng i deputetëve të papërgjegjshëm Acarimet rrezikojnë përkrahjen - Marrëdhëniet e acaruara Qeveri-EULEX, janë duke rrezikuar raportet e Kosovës me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian Më mirë të ofendohet kryeministri sesa populli Ministria e Drejtësisë nën thjerrën e EULEX-it - EULEX-i nuk i mohon hetimet në MD Opinione - Qyteti i premtuar "Kosova Sot" Kosova, ende pa ambient të favorshëm për kompanitë e jashtme - Pasiguria tremb investitorët e huaj Tituj të tjerë: Parlamenti, i anashkaluar për veriun Koshtunica hyri në Kosovë pa u penguar Bisedimet për Kosovën, kurth për Serbinë Dëshmitarët e pambrojtur Editoriali - Antikushtetutshmëri dhe paligjshmëri - .Hyrjeve-deljeve të zyrtarëve dhe politikanëve serbë në Kosovë, pa lejen e organeve tona shtetërore, u duhet vendosur një STOP i madh. "Infopress" Forcimi i shtetësisë së Kosovës - Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian Tituj të tjerë: Bisedimet, kurth për Serbinë Partia Socialiste duket të ketë vendosur t'u kthehet seancave të Kuvendit të Shqipërisë Hetimi i Rashkës - EULEX-i bën të ditur se i ka rekomanduar autoriteteve serbe, që gjatë hetimeve për varrezën e Rashkës, të jenë të pranishëm edhe autoritetet e Kosovës. Rikthehen sinjalet e operatorëve serbë Editorial - Rruga për BE dhe Kosova "Epoka e Re" Ku është shteti i Kosovës? Zyrtarë të Serbisë vazhdojnë të hyjnë në Kosovë kur të duan e si të duan - Lirisht, si në Serbi - EULEX-i, edhe më i keq se UNMIK-u - Edhe ekstremisti Koshtunica nis fushatën në veri të Mitrovicës. Kërkon të ruhet Serbia unike. Erdhi deri te ura. Tituj të tjerë: Mugesa e pendimit dhe kërkimfaljes serbe Përgjigje e Manajt për Haradinajn - Fatmir Sejdiu është lider i pakontestueshëm Beqaj në Bruksel prezanton të arriturat e Kosovës Ministri Fatmir Limaj i ka vizituar vendpunimet e autostradës Vermicë-Merdar - Po bëhen punë gjigande "Lajm" Paralajmërohet radikalizimi i banorëve të Dardhishtës - Rebelohet fshati i "zonës gri" - Banorët e fshatit Dardhishtë të Kastriotit kanë paralajmëruar se do të protestojnë, nëse zyrtarët nuk ndërmarrin masa për uljen e nivelit të ndotjes, fundin e degradimit të tokave dhe punësimin e banorëve të fshatit. Fshati, që ndodhet në fqinjësi të tymtarëve të KEK-ut, rrezikohet edhe nga puset e krijuara pas shembjes së galerive nëntokësore. Tituj të tjerë: Opozita akuzon për vonesa në ndërtimin e termocentralit të ri - Shumë paqartësi rreth "Kosovës së Re" Keqpërdorimi i ndihmave Policia e Pejës mobilizohet - Ndiqen motoçiklistët Sport - Twente ofron 4 milionë euro për Bajramin "Tribuna shqiptare" Nuk prishin planet - PDK e LDK nuk do të ndryshojnë axhendën e tyre për zgjedhje të brendshme edhe nëse procesi i bisedimeve me Serbinë nis këtë vit. Tituj të tjerë: Tiranë - Lëvizin pozitivisht - Partia Socialiste e Shqipërisë pret që nga java e ardhshme t'i kthehet rregullisht punës në Kuvend. Prishtinë - Riformatimi i (pa)përfunduar - Procesi i riformatimit të Qeverisë së Kosovës, i cili ka filluar muaj më parë, ende nuk ka marrë fund. Shkup - BDI nuk lë Qeverinë Zgjedhjet ilegale serbe - Lejmi i paligjshëm Serbia indirekt kërkon ndarje /s.s./
KOMENTE