English

Përmbytjet, Polonia lundron në ujë

Varshavë, 24 Maj, NOA - Mëse 15 të vdekur dhe mjaft qytete të gjendura nën ujë, është bilanci i përmbytjeve të fundit të Poloni, më të mëdhatë të shënuara në dekadat e fundit. Ka qenë vetë kryebashkiaku i Varshavës që i paralajmëroi banorët pranë lumit Vistula se shtëpitë mund t’u përmbyten së shpejti.

Ndërkaq, gjendja në rajonet e Polonisë të kërcënuara prej përmbytjeve po acarohet edhe më tej.

Pas prishjes së një sërë digash janë përmbytur shumë zona banimi përgjatë lumit Vajksel, ku deri tani nga kjo zonë janë evakuar 4.000 vetë, ndërsa ushtria dhe zjarrfikëset janë në gjendje gatishmërie.

Autoritetet kanë frikë se fuqinë e ujit nuk do ta përballojnë as digat e Varshavës, kurse masat e ujit pritet të arrijnë Gjermaninë të mërkurën.

n.e/NOA

KOMENTE