Poloni - Shba Dislokon Raketat E Para ''Patriot''
VARSHAVË, 24 maj /ATSH-ANSA/ - Mbërriti sot në Poloni bateria e raketave amerikane ''Patriot'', çështje e negociuar mes Varshavës dhe Uashingtonit paralelisht me bisedimet për mbrojtjen amerikane antiraketë, njoftoi agjencia polake e lajmeve, PAP.
Bateria e përbërë prej 96 raketash ndodhet në bazën e Moragut, në veri të vendit dhe rreth 40 kilometra nga enklava ruse e Kaliningradit.
Bëhet fjalë për mbërritjen e një baterie të lëvizshme që do të rrijë përkohësisht në Poloni për t'u rikthyer më pas.
Prej pak ditësh në bazën e Moragut, vetëm disa kilometra larg kufirit rus, janë dislokuar edhe rreth 100 ushtarakë amerikanë për të përgatitur mbërritjen e raketabe.
Në të ardhmen këto raketa do të dislokohen përgjithmonë në këtë bazë dhe duke filluar nga viti 2020 Polonia do të furnizohet edhe me raketat amerikane, tip SM-3./
a.jor.