English

Ps Rikthehet Sot Në Kuvend

-Vendimi u mor gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist- TIRANË, 24 Maj/ ATSH- Suada Daci/-Partia Socialiste ka vendosur të marrë pjesë sot në seancën parlamentare që pritet të mblidhet në orën 18:00. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të grupit parlamentar socialist, ku u vendos që deputetët e PS-së të marrin pjesë në seancën e sotme parlamentare, por edhe nëpër komisionet parlamentare. Mesditën e sotme, para zhvillimit të mbledhjes së grupit PS, u zhvillua një takim me strukturat drejtuese të PS- së si dhe me deputetët dhe 180 mbështetësit e saj, të cilët zhvilluan një grevë 19 ditëshe për plotësimin e kauzës së transparencës së zgjedhjeve të 28 qershorit./s.s./
KOMENTE