English

Rama: Hapja e kutive nuk duhet diskutuar më

Tiranë, 24 maj, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste ka falënderuar gjithë grevistët që qëndruan për 19 ditë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Rama ka falënderuar duke i përmendur me emra personazhet kryesore që spikatën në grevën e PS-së.

Kreu i PS-së ka vlerësuar kontributin e grave socialiste në protesta, të cilat sipas tij, përveç një stërmundimi fizik u përballën dhe me sulme të ashpra.

“Faleminderit që erdhët në një rrugë që sapo filluar”, u shpreh Rama. Rama u shpreh se si pasojë e grevës zgjidhja është afër. Ai shtoi se darka e Strazburgut nuk ishte thjeshtë një ceremoni, por nisja e zgjedhjes.

“Tryeza do të vazhdojë në Tiranë”, shtoi kreu i PS-së, duke thënë se afati prej dy javësh është një ultimatum.

Sipas tij nëse kriza nuk zgjidhjet brenda kësaj kohe Shqipëria do të jetë marrëdhënie të kushtëzuara me BE-në. “Hapja e kutive nuk duhet diskutuar më”, tha Rama, duke shtuar se PS-ja nuk heq dorë nga transparenca.

m.xh/NOA

KOMENTE