English

Ruçi: Jemi Të Gatshëm Për Zgjidhjen E Krizes

TIRANE, 24 Maj/ATSH-A.Gjonaj/.- Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruci, tha të hënën në seancën plenare te Kuvendit se opozita është e gatshme për zgjidhjen e krizës. "Seanca e sotme plenare është e para pas takimit të Strasburgut, qe nuk ishte një darke që u mbyll, por një tryezë që u hap për zgjidhjen e problemit të madh që opozita ka shtruar për zgjidhje dhe kush flet për dështim të aksionit politik të opozites, në rastin më të mirë nuk ka kuptuar asgjë", tha Ruçi. "Ne jemi gati të kontribuojmë për të gjetur zgjidhje në të mirë të shqiptarëve, për të garantuar zgjedhjet e ardhshme", tha ai. Ruçi theksoi se duhet të kuptojmë qartë se afati prejt dy javësh për gjetjen e zgjidhjes që na është lënë, ka karakter ultimatumi për politikën, që do të thotë se vazhdimi i krizës do të jetë me pasoja për marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian. "Opozita shqiptare është e angazhuar të realizojë zgjidhjen brenda dy javesh pa hequr dorë nga transparenca e kërkuar prej 9 muajsh dhe shansi i dhënë nuk duhet humbur, sepse humbja e këtij shansi do të rëndonte pasojat e krizës që i ka rrënjët te kutitë", u shpreh Ruçi. Kreu i grupit të PS-së tha se hapja e kutive nuk duhet të diskutohet më, ashtu si edhe ngritja e Komisionit Hetimor me shumicën dhe drejtimin e opozitës. /a.ke/
KOMENTE