Sarandë: Garë Me Makina Klasike Dhe Turizëm
SARANDË, 24 Maj/ATSH-Telnis Skuqi/ - Qyteti i Sarandës ka pritur sot 102 automobilistë garues me 45 makina klasike.
Emilio Rexho, drejtori i sportklub "Butrinti" vlerëson bashkëpunimin dhe frymën e garës sportive, por edhe miqësinë në tre ditët e garave të automobilizmit, që u zhvilluan në qytetet bregdetare: Durrës, Vlorë e Sarandë.
"Pjesëmarrësit e këtij aktiviteti sportiv kanë prekur nga afër bukuritë e vendit tonë dhe mikrpitjen shqiptare", tha Rexho.
Në garën automobilistike u prezantuan makina të vitit 1927-28, ndërsa Shqipëria u paraqit me tri makina modele të viteve 1928, 1931 dhe 1933.
Pjesëmarrësit në etapën e automobilizmit nga shtetet, Greqi, Bullgari, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova dhe Shqipëri, kanë shëtitur në rrugica e qytetit, duke u njohur nga afër me bukuritë e Sarandës./ch/