Shba - Në Orbitë Një Mini Anije Hapësinore E Pentagonit
UASHINGTON, 24 maj /ATSH-ANSA/ - Për më shumë se një muaj në orbitën e Tokës po qarkullon rregullisht çdo 90 minuta sipër Irakut, Iranit, Afganistanit dhe Pakistanit një anije e vogël kozmike papilot që Pentagoni e ka mbajtur sekret.
Quhet X-37B dhe drejtohet nga një qendër e Air Force në Kolorado dhe është pajisur me sensorë shumë herë më të fuqishëm dhe të ndjeshëm se sa një satelit normal.
Ekzistencën e kësaj anije e kanë zbuluar disa vëzhgues hapësinorë të cilët filluan të monitoronin atë lloj ylli të shndritshëm që rrotullohet rreth Tokës çdo 90 minuta duke kryer orbitën që kalon pikërisht sipër Irakut, Afganistanit, Iranit dhe Pakistanit.
Pyetur nga e përditshmja New York Times, Pentagoni nuk e konfirmoi ekzistencën e anijes X-37B, por zyrtarisht përjashtoi mundësinë se anija e vogël hapësinore e pilotuar në distancë mund të konsiderohet ndonjë lloj armatimi i ri hapësinor. Sipas Pengatonit funksioni i saj është si ai i çdo sateliti tjetër, por shumë herë më i fuqishëm dhe i aftë të japë informacione të vyera për ata që janë angazhuar në konfliktet ushtarake në terren.
/e.v/