Singh: Mungesa E Besimit Rrezikon Marrëdhëniet Indi-Pakistan
NJU DELHI, 24 maj /ATSH-AFP/ - Kryeministri indian, Manmohan Singh theksoi sot se mungesa e besimit është rreziku kryesor në marrëdhëniet dypalëshe mes Indisë dhe Pakistanit.
"Kryeministri Yousuf Raza Gilani dhe unë kemi rënë dakort mbi faktin se mungesa e besimit është problemi që bllokon progreset'', deklaroi Manmohan Singh në një konferencë shtypi duke iu referuar diskutimeve të fundit me homologun pakistanez.
"Pakistani është fqinji ynë. Unë besoj se India nuk mund të shprehë të gjithë potencialin e saj të zhvillimit për aq kohë sa ne nuk do të kemi marrëdhënie të mira me fqinjët tanë'', shtoi ai.
Dy javë më parë dy vendet rivale të Azisë së Jugut njoftuan se do të takohen më 15 korrik në Islamabad për të zhvilluar diskutime në nivel ministrash të Punëve të Jashtme në kuadër të rifillimit të dialogut dypalësh për paqe./
/ec/