Sllovakia Heq Dyshtetësinë Për Hungarezët Etnikë
BRATISLAVË, 24 maj /ATSH-AFP/ - Hungarezët etnikë që jetojnë në Sllovaki do të humbasin shtetësinë sllovake nëse ata mbajnë kombësinë hungareze në kuadër të një ligji të diskutueshëm i hedhur poshtë në Parlamentin hungarez, theksoi sot kryeministri sllovak, Robert Fico.
"Nëse një qytetar i Republikës sllovake bën përpjekje në kuadër të marrjes së shtetësisë së një shteti tjetër, ai do të humbasë shtetësinë sllovake në momentin e marrjes së një shtetësie tjetër'', deklaroi Fico, para shtypit në Bratislavë.
"Hungarezët etnikë që gëzojnë shtetësinë hungareze do të humbasin gjithashtu të drejtën për poste në administratë'', theksoi shefi i qeverisë sllovake.
Propozuar nga partia e djathtë ''Fidesz'' ligji i ri propozon lehtësira në dhënien e shtetësisë hungareze./
/ec/ a.jor.