English

Speciet më të rralla të botës, botohet lista e 10 më të rejave

Romë, 24 Maj, NOA – Peshku me emrin "Drakula" është futur në listën e 10 specieve më të çuditshme të botës, të zgjedhura për këtë vit nga një juri ekspertësh të koordinuar nga Instituti Ndërkombëtar për Hulumtime.

Fituesit si çdo vit u bënë të ditur në ditën e lindjes së Charles Linneus, i pari që sugjeroi një sistem klasifikimi të bimëve dhe të kafshëve.

Në këtë klasifikim, ishin zgjedhur 18.225 lloje të reja gjallesash të regjistruara gjatë dy viteeve të fundit.

Lista përmban bimë dhe kafshë nga e gjithë bota, që nga Madagaskari deri te Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përveç bombarduesve notues, në këtë listë renditen edhe peshku Drakula (emri shkencor Drakula Danionella), si edhe Komachi Nephila, merimanga më e madhe në botë, apo një sfungjer mishngrënës, etj.

"Kjo listë shërben për ta përqendruar vëmendjen te biodiversiteti”, - shpjegon Quentin Vheeler, - dhe kjo është në interesin tonë që të ruajmë speciet në një botë që ndryshon aq shpejt".

n.e/NOA

KOMENTE