English

Takohen me Ramën, aleatët: Përkrahim qëndrimin e ndërkombëtarëve

Tiranë, 24 Maj, NOA – Përkrahin qëndrimin e ndërkombëtarëve dhe i konsiderojnë të papërgjegjshme deklaratat e mazhorancës për djegien e fletëve të votimit të procesit të 28 qershorit.

Ky ka qenë qëndrimi i aleatëve të opozitës, konkluduar gjatë një takimi të përbashkët sot pasdite me kreun socialist, Edi Rama, ndërsa zhvillohej seanca plenare e Kuvendit.

Në një prononcim për mediat pas përfundimit të këtij takimi, kreu i partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, theksoi se në këtë mbledhje u ra dakord për një përkrahje të plotë të botës perëndimore në lidhje me zgjidhjen e krizës politike në vend.

“Shqipërisë i është dhënë ultimatum i rreptë ku nëse palët nuk bëjnë transparencën atëherë do të ketë ndërprerje të procesit të integrimit dhe duhet të bëhet ngrirja e kutive derisa të bëhet hetimi i zgjedhjeve”, theksoi Ngjela.

Por edhe kreu i G99, Erion Veliaj është shprehur dakord me propozimet që ndërkombëtarët i kanë bërë Ramës në Strasburg.

Veliaj ka theksuar më tej se hapja e kutive është e padiskutuar, por opozita dhe aleatët e saj shqetësohen për masën e transparencës që do të bëhet me to.

n.e/NOA

KOMENTE