English

Vasilika Hysi: E paligjshme, djegia e fletëve të votimit

Tiranë, 24 Maj, NOA – Deputetja socialiste, Vasilika Hysi, gjatë fjalës së mbajtur në seancën e sotme plenare, ka deklaruar se djegia e fletëve të votimit është në kundërshtim të ligjeve të vendit.

Sipas saj, kur të fillojë nga puna komisioni hetimor i zgjedhjeve të 28 qershorit, atij do t’i duhet që të hetojë jo vetëm materialet zgjedhore të zgjedhjeve, por edhe fletët e votimit.

Në këtë mënyrë, ajo ka përforcuar qëndrimin e opozitës për hapjen me çdo kusht të kutive të votimit, duke shqyrtuar fletët dhe jo vetëm materialet, siç thekson mazhoranca në qëndrimin e saj.

n.e/NOA

KOMENTE