English

Vlorë, Mot I Kthjellët, Kushte Normale Lundrimi

VLORË, 24 maj/ATSH-H.Koçi/.-Kushtet atmosferike sot në gjirin detar të Vlorës do të jenë të mira. Moti do të jetë i kthjellët dhe me zhvillime të pakta resh, të cilat do të vijnë duke u shtuar në orët e mesditës. Kushtet e lundrimit do të jenë të favorshme për të gjitha mjetet e lundrimit, gjë që ka bërë që të paktën 20 peshkarexha të dalin për gjueti prej pasdites të të dielës. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Perëndim-Veriperëndim, me shpejtësi që do të variojë nga 2-4 m/sek, deri në 6-8 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 24-26 gradë celcius dhe ato minimale në 13-15 gradë celcius. Valëzimi parashikohet të jetë 0-1 ballë brenda gjirit detar dhe 4-5 ballë në det të hapur. Trageti "Red Star" i linjës detare Brindisi-Vlorë do të lundrojë sot në itinerarin e kthimit drejt portit italian, në orët e mesditës. /s.s./
KOMENTE