Xhamajkë - Shpallet Gjendja E Emergjencës Në Kryeqytet
- Bandat e drogës përleshje me forcat e rendit -
KINGSTON, 24 maj /ATSH-ANSA/ - Autoritetet xhamajkane kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në kryeqytet pas përleshjeve të policisë dhe trafikantëve të drogës të cilët kundërshtonin arrestimin e një bosi droge. Përplasjet nisën me sulmin e tre komisariateve të policisë në Kingston. Një polic dhe një civil mbetën të plagosur.
Bandat e trafikut të drogës duan të mos lejojnë arrestimin dhe ekstradimin në SHBA të Christopher "Dudus" Coke, bosi i bandës më të rëndësishme të trafikut të drogës në Xhamajkë.
Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e grave dhe fëmijëve.
/e.v/