Podgoricë, 24 maj, NOA - Partia malazeze në pushtet ka fituar së bashku me partitë e tjera në koalicion 12 nga 14 komunat në Mal të Zi.
Në kryeqytetin Podgoricë, partia në pushtet do të detyrohet të bëjë koalicion me partinë Socialdemokrate.
Opozita e bashkuar, e cila i ka fituar zgjedhjet në një komunë, e akuzoi pushtetin për manipulimin e listave zgjedhore.
Ndërsa partitë shqiptare kanë arritur të fitojnë në Ulqin. Fitore me e madhe e koalicionit të Gjukanoviçit është ajo në Podgoricë, ku partia e tij do të ketë 2 këshilltarë bashkiak më shumë se opozita.
m.xh/NOA