Zvicër, 25 Maj NOA - Ka qenë një tiramisu gjigante, vërtetë për librin e rekordeve Guinness, ajo e cila u realizua në Zvicër.
Kanë qenë rreth 155 vullnetarë, të cilët për 14 orë kanë punuar në një pistë patinazhi të qytetit duke bërë të mundur realizmin e ëmbëlsirës prej 2.3 tonelatash.
Për ndërtimin e saj u nevojitën 6.400 vezë, 350 litër krem, 189 kilogramë sheqer, 300 litër kafe, 35 kilogramë kakao, 66 litër liker dhe 64 mijë biskota.
r.b/NOA