English

Babai i 11 fëmijëve policëve: Më rreh vajza!

Durrës, 25 Maj, NOA – Krejt i pazakontë ka qenë kallëzimi penal që një burrë 67-vjeçar ka bërë në policinë e Durrësit: Më rreh vajza ime, më mbroni!

Ngjarja bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të këtij qyteti, sipas të cilave, burri i moshuar është baba i njëmbëdhjetë fëmijëve dhe u është drejtuar atyre, pikërisht, për të denoncuar njërin prej tyre, vajzën 20-vjeçare me inicialet K.D.

Mësohet ndër të tjera se i moshuari, i cili mban inicialet F.D, me arsim 4-klasë dhe banues në qytetin bregdetar, është ankuar para forcave policore se e bija ka ushtruar ndaj tij në mënyrë sistematike dhunë fizike dhe psikologjike.

Në polici, ku janë mësuar të dëgjojnë kryesisht raste denoncimi nga gratë kundrejt dhunës së ushtruar prej bashkëshortëve të tyre, kanë mbetur të shtangur nga një ngjarje e tillë dhe menjëherë kanë marrë masat për mbrojtjen e të moshuarit 67-vjeçar, baba i 11 fëmijëve.

Ndërsa materialet procedurale, iu kaluan për ndjekje dhe veprime të mëtejshme gjykatës së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE