Tiranë, 25 maj, NOA – Kompania më prestigjioze e teknologjisë dhe lojërave të fatit do të investojë në Shqipëria. Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë INTRALOT dhe anëtar i Bordit Drejtues të kompanisë INTRACOM, Costantinos Antonopoulos, ka zhvilluat sot një takim me Kryeministrin Berisha ku është diskutuar për fushat e mundshme të investimeve.
Grupit INTRALOT është i interesuar për “pjesëmarrjen në lotarinë nacionale që do të hapet së shpejti. Antonopoulos i shprehu Kryeministrit Berisha besimin për suksesin dhe transparencën e procesit, duke theksuar që kompania e tyre do të konkurrojë si një partnere investuese në këtë projekt”, raporton Zyra e Shtypit e Kryeministrisë.
Antonopoulos i ka shprehur Kryeministrit Berisha interesin e grupeve që ai përfaqëson për të shtrirë më tej aktivitetet e tyre në Shqipëri. Ai ka vlerësuar performancën e mirë ekonomike të vendit.
Antonopoulos tha se Grupi INTRACOM ka në qendër të interesit të tij hyrjen e fuqishme edhe në Shqipëri, pasi për ta, Shqipëria është vendi më premtues i Europës Juglindore dhe një vend i sigurt për investimet e tyre.
Projektet për të cilat këto grupe janë të interesuara kanë të bëjnë me qeverisjen elektronike, me produkte të teknologjisë së telekomit, sisteme mbrojtëse elektronik, sisteme elektronike për administrimin publik, si dhe në fushën e ndërtimit.
Nga ana e tij Kryeministri Berisha, pasi i prezantoi situatën e suksesshme ekonomike të Shqipërisë edhe në kohën e krizës globale, e siguroi se qeveria e tij po vazhdonte të thellonte reformat dhe themelet e sukseseve të deritanishme. Kryeministri Berisha e falënderoi përfaqësuesin e këtyre grupeve të mëdha për vendimin e tyre për të hyrë me investime në Shqipëri, në forma të ndryshme.
m.xh/NOA