English

Berisha: Shqipëria ka demokraci, respekton Kushtetutën dhe të drejtat e opozitës

Tiranë, 25 maj, NOA – “Shqipëria dhe shqiptarët kanë arritur në një stad pjekurie politike dhe maturie demokratike që i lejojnë të ecin përpara me sukses duke respektuar shtetin ligjor e Kushtetutën, si dhe njëkohësisht të drejtat e liritë e qytetarëve dhe të opozitës në veçanti”.

Kjo është deklarata që ka bërë Kryeministri Sali Berisha gjatë takimit kryetarin e Partisë Liberale të Kosovës, Gjergj Dedaj, njëkohësisht edhe zëvendësministër Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Gjatë takimit, Kryeministri Berisha, i përcolli zyrtarit kosovar përshëndetjet e tij dhe të qeverisë shqiptare, si dhe shprehu vlerësim për kontributin e Partisë Liberale, vetë zotit Dedaj dhe familjes së tij për çështjen kosovare.

Nga ana e tij Dedaj e njohu Kryeministrin Berisha me zhvillimet politike në Kosovë dhe me hapat që po bëhen për integrimin e shtetit dhe shtimin e njohjeve për pavarësinë.

“Ne, si parti e vogël, duke qenë pjesë e mozaikut të politikës kosovare, e vlerësojmë jashtëzakonisht rolin e Shqipërisë dhe Tuajin personalisht në realizimin e pavarësisë, në zhvillimin harmonik të shoqërisë dhe shtetit të ri kosovar, si dhe kontributin në prosperitetin dhe progresin perëndimor të Shqipërisë”, tha Dedaj.

Kryeministri Berisha i shprehu kreut të Partisë Liberale të Kosovës, Gjergj Dedaj mbështetjen e tij dhe të qeverisë ndaj progresit që po bën Kosova.

m.xh/NOA

KOMENTE