English

Britani E Madhe - Fjalimi I Mbretëreshës, Program I Ngjeshur Me Reforma

LONDËR, 25 maj /ATSH-ANSA/ - Njëzetedy ligje, të cilat do të reformojnë shkollën, policinë, sistemin elektoral dhe marrëdhëniet me Evropën: qeveria e re e koalicionit britanik formuar nga Konservatorët dhe Liberaldemokratët shpalli planet për shumë reforma në 18 muajt e ardhshëm, të cilat u shpjeguan gjatë Fjalimit të Mbretëreshës, e cila listoi të prioritetet e asaj që ajo e quajti "qeveria ime". Por Mbretëresha Elisabeta II-të shpjegoi para Dhomave të bashkuara se prioritetet kryesore janë reduktimi i deficitit dhe rimëkëmbja e rritjes ekonomike. Duke ritheksuar deklaratat e David Cameron dhe Nick Clegg, Mbretëresha deklaroi se programi i qeverisë do të bazohet "në principet e lirisë, drejtësisë dhe përgjegjësisë". Ekzekutivi i ri synon të heq kartat e identitetit, të miratojë ligje që rregullojnë liritë civile (më shumë limite të telekamerave dhe jo mbledhjes në mas të ADN-së), t'i jepet fuqi familjeve për të krijuar institute shkollimi, t'i jepet më shumë fonde instituteve më të varfra shkollore, të krijohet një parlament me skadencë fikse (aktualisht fuqinë e shpërbërjes dhe caktimit të zgjedhjeve e ka kryeministri), organizimi i një referendumi për sistemin e ri elektoral me elementë proporcionali, zgjedhja e funksionarëve të policisë nga komuniteti, ndryshimi i rregullave financiarë, t'i bëjë të detyrueshëm referendumet për çdo transferim pushteti BE-së dhe t'i japë më shumë pushtet parlamentit skocez. /e.v/
KOMENTE