Gjermani, 25 Maj NOA - Arjen Robben është zgjedhur si lojtari më i mirë në kampionatin gjerman të Bundesligës.
Holandezi i skuadrës së Bajernit të Munihut u kurorëzua me këtë çmim në bazë të votave, që u dhanë në një sondazh të kryer nga revista “Kicker”.
Ai arriti të merrte rreth 71,2 % të votave duke kaluar bindshëm konkurrencën me vendin e dytë, në të cilin u pozicionua sulmuesi i Volfsburgut Edin Dzeko, me 6,7 % të votave.
Vendi i tretë i këtij klasifikimi i takoi mesfushorit tjetër të Bajernit, Bastian Schweinsteiger, i cili arriti të fitonte 5,4 % të votave të përgjithshme.
r.b/NOA