Bursat - Evropa Përkeqësohet, Milano Dhe Madridi -4%
MILANO, 25 maj /ATSH-ANSA/ - Vazhdojnë të përkeqësohen bursat evropiane, të ndikuara kryesisht nga frika e një infektimi që mund të vijë nga vendet e Eurozonës që kanë probleme me borxhin publik. Milano ka regjistruar -4.3 për qind rënie, Madridi 4.2 për qind, Dublini -4.5, dhe Athina -4.09 për qind.
Humbje më të larta se 3 për qind shënuan edhe Parisi me Amsterdamin.
/e.v/