English

Durres: Kushte Te Mira Atmosferike Dhe Detare

DURRES, 25 maj /ATSH-Gëzim Kabashi/.- Sot në rajonin detar të Durrësit do të mbizotëroje moti i mirë, ndërsa kushtet detare të favorshme mundësojnë lundrimin normal të trageteve, anijeve dhe motopeshkatoreve, bënë të ditur për ATSH-në burime zyrtare nga kapiteneria e portit. Sipas të njejtave burime, katër tragetet e linjës Bari-Durrës, që kanë lundruar gjatë natës nga porti italian, po ankorohen njeri pas tjetrit në kalatat përkatëse që në orët e para të mëngjesit, ndërsa pasdite nuk pritet të mbërrijnë tragete të tjerë. Që nga mëngjesi i së hënës, drejt zonës detare nga grykëderdhja e lumit Seman deri në atë të Bunës në veri, qëndrojnë në gjueti mbi 35 motopeshkatore të sektorit të peshkimit në portin e Durrësit. Era sot do të fryjë e lehtë nga perëndimi, duke ndikuar në qëndrueshmërinë e motit të mire, ndërsa temperaturat e ajrit do të rriten gradualisht, përfunduan burimet e kapitenerisë së portit më të madh të vendit. /a.ke/
KOMENTE