English

Ekon - Kaceli: Greqia Do Të Dalë Nga Recesioni Në Fund Të Vitit 2011

ATHINË, 25 maj /ATSH-AFP/ - Greqia do të dalë nga recesioni deri në fund të vitit 2011, pas dy viteve të vështira derisa masat shtrënguese të miratuara do të japin rezultate'', konfirmoi sot ministrja e Zhvillimit dhe Marinës Tregtare, Luka Kaceli. "Ajo që është e rëndësishme tashmë, është të punojmë shumë që të pushojmë për disa vjet të flasim për problemin grek dhe të fillojmë të flasim për mrekullinë greke'', nënvizoi Kaceli në një intervistë për të përditshmen financiare greke ''Naftemporiki''. Sipas një plani grek për spastrimin e financave publike miratuar nga Komisioni Evropian, Prodhimi i Brendshëm Bruto do të kontraktohet me 2,6 për qind në 2011 para një rimëkëmbjeje në 2012 me një rritje prej 1,1 për qind që do të arrijë në 2,1 për qind në 2013./ /ec/ a.jor.
KOMENTE