Elbasan: 76 Milionë Lekë Për Rikonstruksionin E Pallateve Në Dy Lagje
ELBASAN, 25 Maj /ATSH-Miranda Sadiku/- Në fillim të qershorit do të nisë zbatimi i një projekti për rikonstruksionin e pallatave në dy lagje të qytetit të Elbasanit.
Me një fond prej 76 milion lekësh do të rikonstruktohen fasadat e 48 pallateve në lagjet "Haxhias" dhe "Vullnetari", në të cilat prej rreth 40 vjetësh nuk është kryer një investim i tillë.
Nënkryetari i bashkisë së Elbasanit, Serafin Papa, tha për ATSH se "50 për qind e këtij fondi është dhënë nga Banka Botërore, 30 për qind nga bashkia e Elbasanit dhe pjesa tjetër nga qeveria shqiptare".
Mësohet se tashmë bashkia ka përfunduar proçedurat e tenderimit dhe punimet do të nisin në fillim të muajit qershor. Punimet përfshijnë rikonstruksionin e fasadave të pallateve si edhe lyerjen e tyre.
/ch/