Durrës, 25 Maj, NOA – Njëra që paraqiti dokumenta të falsifikuara për të përfituar pension dhe tjetra, që ia gatiti ato; që të dyja janë cilësuar bashkëpunëtore në një vepër të paligjshme siç është ajo e falsifikimit të dokumentave.
Fjala është për dy gra nga qyteti i Durrësit, të cilat në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë hartuar letra false për njërën prej tyre në mënyrë që ajo të përfitonte pension invaliditeti.
Kështu, gruaja e cila do të përfitonte këtë pension mësohet se është 53-vjeçarja me inicialet N.C., banuese në Gjepalaj të Durrësit.
Mësohet se ajo ka paraqitur pranë degës së Sigurimeve Shoqërore Durrës dokumenta të falsifikuara për përfitim pensioni si invalide.
Ndërsa 48-vjeçarja me inicialet M.XH. mësohet se është nëpunësja, e cila si punonjëse e Arshivës ne D.R.S.SH Durrës, i ka lëshuar asaj një vërtetim vjetërsie në punë duke u mbështetur në të njëjtën fletë regjistri, por duke i ndryshuar të dhënat. Materialet proceduriale iu kaluan për ndjekje të mëtejshme prokurorisë së Durrësit.
a.y/NOA