Francë - Sarkozy Viziton Shkollën, Një Nxënës E Godet Me Shishe
PARIS, 25 maj /ATSH-ANSA/ - Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, gjatë një vizite në një lice rreth 80 kilometra nga Parisi, është goditur nga një nxënës me një shishe uji.
Megjithatë një agjent i eskortës arriti ta bllokojë shishen para se ajo të godiste presidentin.
Episodi ndodhi në një lice të Beuvais, në rajonin e Oises. Gjatë mbërritjes së kreut të shtetit, pak para orës 10:30, në oborrin e liceut Charles Fauqueux, një djalë lëshoi në drejtim të presidentit Sarkozy një shishe plastike uji, trajektorja e të cilës u bllokua nga një agjent i sigurimit.
Vizita e Sarkozy zhvillohej për të diskutuar çështjet me kriminalitetin, dhunën në shkolla dhe mungesat paarsye.
/e.v/