Durrës, 25 Maj, NOA - Ushtrim në mënyrë sistematike i një dhunë fizike dhe psikologjike, shoqëruar me rrahje, kërcënime dhe ofendime të vazhdueshme.
Kjo ka qenë akuza përmes së cilës, një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj pranë organeve kompetente në policinë e Durrësit.
Lajmi konfirmohet prej burimeve policore të qytetit bregdetar për agjencinë e Lajmeve NOA, duke sqaruar se kallëzuesja është nënë e fëmijëve dhe mban inicialet I.H, 41-vjeçe.
Ajo u ka komunikuar policëve se bashkëshorti ka ushtruar ndaj saj dhunë fizike e psikologjike duke e rrahur, kërcënuar e ofenduar sistematikisht.
Ndërsa materialet proceduriale iu kaluan për ndjekje gjykatës së Durrësit.
a.y/NOA