English

Irak - Të Paktën 14 Viktima Nga Një Seri Sulmesh Në 11 Argjendari Në Bagdad

BAGDAD, 25 maj /ATSH-AFP/ - Katërmbëdhjetë persona mbetën të vdekur sot nga disa sulme me armë zjarri në një seri dyqanesh, kryesisht argjendari, në jug të Bagdadit, deklaroi një burim i Ministrisë së Brendshme irakiane. Sipas këtij burimi, pjesa më e madhe e viktimave ishin pronarët e 11 argjendarive që ndodheshin në rrugën Achrine, në lagjen Baya të Bagdadit. Keqbërësit sulmuan punonjësit dhe pronarët e dyqaneve dhe i shkatërruan argjendaritë dhe depot e tyre me bomba artizanale para se të largoheshin. Kryeqyteti irakian ka disa kohë që po përballet me sulme të shumta nëpër banka dhe dyqane, kryesisht argjendari, të cilat po shkaktojnë një vale të re viktimash dhe pamje të përgjakshme./ /i.p/
KOMENTE