English

Kënga e Shqipërisë kualifikohet për finalen e Eurovizion 2010 (VIDEO)

Oslo, 25 Maj 2010 NOA - Shqipëria do të prezantohet edhe në natën finale të Festivalit Evropian të Këngës, Eurovision 2010, që zhvillohet ditën e shtunë në Oslo të Norvegjisë. Vetëm pak çaste më parë ka përfunduar seleksionimi i dhjetë finalistëve që do të shkojnë të shtunën në mbrëmjen e madhe të shpalljes së fituesve.

Mbrëmjen e sotme këngëtarja e mirënjohur shqiptare,. Juliana Pasha ka interpretuar duke u pritur me duartrokitje të nxehta. Pasha ishte e 12-ta në renditje dhe prezantohet gjatë këtij evenimenti botëror me audiencë prej afro një miliard shikuesish, me këngën fituese të Festivalit të 48-të në Radio-Televizion.

E titulluar "Nuk munden pa ty", kënga e kënduar nga Juliana Pasha, vjen me muzikë të Ardit Gjebresë dhe tekst të Pirro Çakos.

Për Shqipërinë ky është përfaqësimi i shtatë në “Eurovision”. Rëndom, Eurovizion është përdorur politikisht dhe gjeografikisht në vendimet për dhënin e pikëve dhe çmimeve.

{youtube}Z1m-x7Q0aKo{/youtube}

Dhjetë të kualifikuarit:

IslandaShqipëriaBelgjikaSerbiaBjellorusiaPortugaliaGreqiaRusiaMoldaviaBosnjë Hercegovina

n.e/NOA

KOMENTE