Kina E Gatshme Të Bashkëpunojë Me Shba-Në Mbi Krizën E Gadishullit Korean
PEKIN, 25 maj /ATSH-AFP/ - Kina "është e gatshme të bashkëpunojë me SHB-në dhe me palët e tjera", deklaroi sot zëvendësministri i Jashtëm kinez, Cui Tiankai, i cili i referohej krizës në gadishullin korean.
"Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me SHBA-në dhe palët e tjera dhe të vazhdojmë qëndrimin në kontakt, lidhur me situatën në gadishullin korean", deklaroi Cui pas përfundimit të bisedimeve dyditore të dialogut strategjik dhe ekonomik Kinë-SHBA, në kryeqytetin kinez.
Megjithëse ai nuk saktësoi asgjë lidhur me faktin se deri ku Kina është e gatshme ndërkohë që Pekini, sipas apeleve të SHBA-së, për të dënuar Korenë e Veriut, të akuzohet nga hetuesit ndërkombëtarë se ka sulmuar me silur një anije koreanojugore të tipi korvetë në fund mars.
Sektarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton deklaroi më parë se Uashington "do të bashkëpunojë me komunitetin ndërkombëtarë dhe kolegët kinezë për të arritur në një përgjigje efikase dhe të përshtatshme" për veprimet e Phenianit./
/i.p/