English

Kina: Kriza Në Gadishullin Korean Duhet Zgjidhur Përmes Dialogut

PEKIN, 25 maj /ATSH-AFP/ - Kina beson se dialogu është shumë më i përshtatshëm se përballja mes dy Koreve, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme. "Besojmë se dialogu është alternativë më e pëlqyeshme se konfrontimi", deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze, lidhur me krizën në gadishullin korean, që u provokua nga mbytja e një anijeje korvetë të Koresë së Jugut, për të cilën fajësohet Koreja e Veriut./ /i.p/
KOMENTE