English

Koreja E Veriut Ndërpret Të Gjitha Marrëdhëniet Me Jugun (2)

SEUL, 25 maj /ATSH-AFP/ - Koreja e Veriut vendosi sot ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve me Korenë e Jugut duke përfshirë dhe komunikimin mes dy vendeve, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve KCNA. ''Koreanoveriorët kanë njoftuar se do të dëbojnë të gjithë personelin koreanojugor që punon në kompleksin industrial të Kaesong, i vendosur në veri të vijës kufitare, por financuar nga Seuli'', shtoi i njëjti burim. Të gjitha anijet dhe avionët koreanojugorë do të ndalohen në ujërat detare dhe hapësirën ajrore koreanoveriore'', theksoi KCNA. Numri një koreanoverior, Kim Jong-Il u vendos në gjendje alarmi pasi Seuli kërcënoi se do të bëjë të paguajë Korenë e Veriut për mbytjen në fund të muajit mars të anijes koreanojugore ''Cheonan''. Koreja e Jugut deklaroi dje se i kishte kërkuar sanksione të reja OKB-së dhe ndërprerjen e këmbimeve tregtare me fqinjin e Veriut./ /ec/ a.jor.
KOMENTE