Tiranë, 25 Maj, NOA – Kryeqyteti tronditet sërish nga një krim i dyfishtë në familje. Vetëm pak javë pasi një burrë i divorcuar vrau bashkëshorten e tij me një pistoletë dhe më pas veten në një nga lokalet e Tiranës, duket se ngjarja është përsëritur me të njëjtën skemë.
Por këtë herë, siç bëhet e ditur paraprakisht për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore, krimi i rëndë ka ndodhur në një qendër interneti, përgjatë rrugës “Komuna e Parisit”, pranë stadiumit Dinamo.
Sipas fakteve të para që jepen mbi ngjarjen tronditëse, burri i cili thuhet se mban emrin Koço Shyti dhe është 57-vjeç nga qyteti i Beratit, ka qëlluar me pistoletë mbi të shoqen, Arjanën, me të cilën ishte i ndarë dhe më pas ia ka drejtuar mjetin e ftohtë vetes duke mbetur i vdekur në vend.
Menjëherë kanë mbërritur në vendngjarje forcat e policisë dhe ekspertë të kriminalistikës, të cilët ndodhen në vendngjarje për ta zbardhur atë.
Mësohet se ata janë duke kryer ekspertizën, ndërsa më pas do të transportohen në morgun e kryeqytetit. (vijon) ...
n.e/NOA