Tiranë, 25 maj, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me Presidentin e Republikës Bamir Topi. Takimi mes dy politikanëve ka në qendër të vëmendjes situatën politike dhe zhvillimin e negociatave me mazhorancën.
Mësohet se ka qenë Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ai që ka kërkuar zhvillimin e takimit me kreun e shtetit.
Fillimisht kreu i PS-së ka marrë pjesë në betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Takimi i Topi dhe Ramës zhvillohet në momentet kur mes opozitës dhe mazhorancës ka nisur afati dyjavor për gjetjen e zgjidhjes politike.
Kreu i shtetit pa kohë më parë ishte dhe iniciatori i një tryeze për zgjedhjen e krizës, por që pas disa takimesh nuk pati sukses.
m.xh/NOA