English

Kryeprokurorja Rama: Angazhim Maksimal Për Zbardhjen E Vrasjes Së Deputetit Xhindi

TIRANË, 25 Maj/ATSH/ . - Institucioni i akuzës është angazhuar maksimalisht në hetimet për zbardhjen e vrasjes së deputetit të Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi, më 2 maj të vitit 2009 në Fier. Kështu deklaroi sot për mediat Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, pas daljes nga Komisioni i Ligjeve ne Parlament, ku raporti për veprimtarinë e organit të prokurorisë për vitin e kaluar. Interesimit të medias për rezultatet hetimore për këtë ngjarje, Kryeprokurorja Rama iu përgjigj shkurt: "S'mund të jap asgjë konkrete përderisa hetimet vazhdojnë, por përpjekja jonë është maksimale për zbardhjen e saj". Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Xhindi, humbi jetën në 2 maj të vitit 2009 pas një atentati me armë zjarri ndaj tij pranë shtëpisë së tij në Roskovec të Fierit. Ndërkohë që autorët e këtij krimi të rëndë ende mbeten të panjohur. /a.m//a.ke/
KOMENTE