Kukës: Hapja E Tunelit Rrit Fluksin E Shkembimeve Ndërkufitare
KUKËS, 25 maj /ATSH-R.Hoxha/ - Rihapja e tunelit jugor të Kalimashit javën e shkuar ka rritur ndjeshëm fluksin e lëvizjes në të dy anët e kufirit, pasi duke shkurtuar ndjeshëm rrugën drejt brendësisë së Shqipërisë, është gjallëruar tregtia, kryesisht me tregtarë nga Kosova që furnizohen në tregun e Lushnjes.
"Çmimet e favorshme të perimeve në tregun e Lushnjës dhe afërsia, rrjedhojë e hapjes së tunelit, favorizojnë edhe furnizimin me perime të tregut kosovar", thotë për ATSH-në biznesmeni nga Rahoveci, Naim Helshani.
"Mesatarisht gjatë 24 orëve hyjnë e dalin në të dy anët e kufirit rreth 1200 mjete të llojeve të ndryshme me mbi 11 mijë persona", pohojnë burime të poliicisë kufitare.
Vitin e kaluar me hapjen e tunelit, vetëm për periudhën korrik - 15 gusht hynë në Shqipëri mbi 150 mijë shtetas kosovarë.
Në kufirin Shqipëri - Kosovë funksionojnë 6 pika të kalimit kufitar, prej të cilave 4 në rrethin e Kukësit (Morinë, Borje, Shishtaveç, Orgjost), një në rrethin e Hasit (qafë Prushi) dhe një në rrethin e Tropojës (qafë Morina). Peshën kryesore të lëvizjes së mallrave e njerëzve e mban dogana e Morinit, përmes së cilës lëvizin mbi 90 për qind e mallrave e njerëzve në të dy anët e kufirit./ch/