English

Malajzi - Një Anije Cisternë Përplaset Me Një Anije Mallrash, 2000 Tonë Naftë Në Det

KUALA LUMPUR, 25 maj /ATSH-ANSA/ - Rreth 2000 tonë naftë është derdhur në det për shkak të përplasjes së një anije cisternë me një anije mallrash pranë Singaporit, në ujërat malajziane. Incidenti ndodhi në orën 6 lokale. Në incident u përfshinë anija cisternë Bunga Kelana 3 dhe Mt Waily. "Përplasja shkaktoi një të çarë prej 10 metrash në krahun e majtë të anijes cisternë dhe 2000 tonë naftë u derdhën në det", shpjegoi komandanti Abdul Hadib bin Abdul Wahab. Anija Bunga Kelana 3 është një cisternë e llojit Aframax prodhuar në vitin 1998, me një kapacitet prej 105784 tonë. /e.v/
KOMENTE