English

Matura Shtetërore, ngujohen mësuesit e parë që po hartojnë testet

Tiranë, 25 Maj, NOA – Nisin ethet e Maturës Shtetërore 2010. Momentet e para të saj, duket se janë shënuar ditën e sotme me ngujimin e 12 mësuesve të parë për përgatitjen e testeve përkatëse për provimet e saj.

Sipas burimeve për agjencinë e Lajmeve NOA, mësohet se të ngujuarit e parë janë mësues që i përkasin lëndës së Letërsisë, të cilët po merren pikërisht me hartimin e teksteve për provimin e Maturës në këtë lëndë.

Ky provim bëhet me dije se do të zhvillohet në datën 1 qershor, pra, të martën e ardhshme.

Mësuesit janë ngujuar në Agjencinë e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve, ndërsa pritet që të mërkurën, të ngujohen edhe 3 mësues të tjerë.

n.e/NOA
KOMENTE
  • Jeton Mexhuani14:22 - 03 Prill 2011
    E pa shpjegushme per mua nuk e di si do ja bej me kete test i cili është qelsi i se ardhmes time