Milano, 25 Maj NOA - Mund të jetë pikërisht talenti i ri serb i Cska Mosca, Krasic, investimi i premtuar nga Silvio Berlusconi për një lojtar të nivelit ndërkombëtar në skuadrën e Milanit.
Krasic është një lojtar sulmues që luan në krah dhe vlera e tij rrotullohet në shifrën e 18 milionë eurove.
Ekipi kuq e zi ka shfaqur interes për të që në sezonin e shkuar dhe tashmë mund të themi se është hedhur sërish në mendime për ta pasur atë pjesë të skuadrës.
Në rast se një marrëveshje me lojtarin e Cska nuk do të përfundonte me sukses atëherë emrat më të përfolur në ambientin e Milanit për mesfushën janë ato të Pedro Leon i cili luan për skuadrën e Getafes dhe Hazard i Lilës, ku ky i fundit është cilësuar si futbollisti më i mirë i Ligës franceze.
r.b/NOA