English

Miqësore, fitojnë Argjentina dhe Anglia, barazon Portugalia

Argjentinë, 25 Maj NOA - Ka qenë një provë e kaluar me sukses ajo e skuadrës së Maradonës, në sfidën miqësore që zhvilloi Argjentina me përfaqësuesen Kanadeze.

Ata arritën të fitonin me rezultatin 5 me 0 dhe kjo falë golave të realizuar nga Maxi Rodriguez, Angel Di Maria, Carlos Tevez dhe Sergio Aguero. Për tu përmendur është se Messi ishte në pankinë për arsye të një problemi muskulor.

Një provë të mirë ka kaluar dhe përfaqësuesja e Anglisë ku djemtë e Kapelos arritën të fitonin me rezultatin 3 me 1 ndaj Meksikës.

Ekipi, i cili nuk arriti të merrte një rezultat pozitiv, ishte ai i Portugalisë ku skuadra e Cristiano Roanldos nuk shkoi më shumë se barazimi 0 me 0 në miqësoren e zhvilluar ditën e djeshme.

r.b/NOA

KOMENTE