Moti I Keq - Gjermani - Një Tornado Godet Saksoninë, Një I Vdekur 38 Të Plagosur
BERLIN, 25 maj /ATSH-ANSA/ - Një i vdekur dhe 38 të plagosur është bilanci i tornados që dje goditi Grossenhain, një qytezë e Saksonisë (lindje) me rreth 20 mijë banorë, pak kilometra nga Polonia dhe Republika Çeke.
Viktima është një vajzë gjashtë vjeçare e cila ndodhej në një makinë që u godit nga një pemë. Tornado shkaktoi shumë dëme materiale jo vetëm në Grossenhain, por edhe në Muehlberg, ku era e fortë shkatërroi të paktën 20 ndërtesa.
/e.v/