English

Motoçiklisti aksidenton kalimtaren, në gjendje kritike për jetën

Durrës, 25 Maj, NOA – Ndërsa kalonte rrugën, një vajzë 11-vjeçare ka pësuar një përplasje të fuqishme nga një motoçikletë, duke e shtrirë menjëherë përdhe, ndërsa mësohet se aktualisht ajo ndodhet në spitalin e Durrësit, në gjendje kritike për jetën.

Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Durrësit për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave autori i aksidentit është 24-vjeçari Marvin Bashhysa, banues në qytetin e Durrësit, i cili në momentin e ngjarjes ishte duke drejtuar një motoçikletë tip Suzuki pa targa.

Ndërsa ngjarja mësohet se ka ndodhur në segmentin rrugor Stadiumi-Pallati i Sportit në Durrës dhe e aksidentuara është një 11-vjeçarja me inicialet N.B.

Materialet për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” iu kaluan për ndjekje të mëtejshme prokurorisë së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE