English

Një Dorëshkrim I Dekartit I Kthehet Francës Nga Një Universitet Amerikan

PARIS, 25 maj /ATSH-AFP/ - Një letër e rëndësishme e filozofit francez, Rene Dekart, e gjetur në fondin e bibliotekës të Haverford College në SHBA, do t'i kthehet bibliotekës së Institutit të Francës, njoftoi sot Instituti në një komunikatë. ''Dorëshkrimi prej katër faqesh, kjo letër e Dekartit për Pere Marin Mersenne, shkruar më 1641 dhe autenticiteti i të cilës është i pamohueshëm, ndriçon historinë e publikimit të reflektimeve metafizike, vepër e madhe e filozofit francez (1596-1650)'', nënvizon Instituti. Zhdukur që prej dy shekujsh, ajo u gjet në fondin e dorëshkrimeve në bibliotekën e këtij universiteti amerikan, në Pensilvani në sajë të punës së ndërmarrë nga studiuesit holandez. Ky dorëshkrim i përket 280 letrave të zbuluara në ditët e sotme, ku e fundit u zbulua më 2002./ /ec/ a.jor.
KOMENTE