English

Operacioni “Arratia”, policia kap nga një të kërkuar për çdo ditë të javës

Elbasan, 25 Maj, NOA – Nga një i kërkuar për çdo ditë të javës. Ky është bilanci i punës së kryer nga forcat e policisë së Elbasanit për kapjen e personave të shpallur në kërkim,

në kuadrin e operacionit të koduar “Arratia”.

Ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se i ndaluari i parë prej tyre është 51-vjeçari Bedri Gurra, i cili akuzohet për veprën penale të “Vjedhjes së mbetur në tentativë”, e parashikuar nga neni 124/22 i Kodit Penal.

Ndërsa 39-vjeçari Besim Duka, banues në Librazhd, është i kapuri i dytë që akuzohet për veprën penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

Po për të njëjtën vepër penale, forcat policore të Elbasanit kanë mundur të vënë në pranga edhe 36-vjeçari Lavdim Cuku, bashkë me 28-vjeçarin Nezir Mustafai.

Por një i ndaluar tjetër në kuadrin e operacionit të koduar “Arratia” është edhe 17-vjeçari Renato Cala, i cili akuzohet për veprën penale të “Vjedhjes e kryer në bashkëpunim.

Sikundër janë vënë në prangat policore edhe dy ushtarë, të akuzuar për dezertim nga ushtria, me emrat Përparim Menhalla dhe Emil Bode.

Në fund, forcat e policisë së Elbasanit bëjnë me dijeni se po punohet intensivisht për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim, të përfshirë në ngjarje të ndryshme.

n.e/NOA

KOMENTE