English

“Palma e Artë”, triumfon filmi tajlandez

Kanë, 25 Maj, NOA /Milena Selimi - "Palma e Artë" e edicionit të 63 të Festivalit të Kanës, ka shkuar për filmin tajlandez "Loong boonmee raleuk chaat" të regjisorit 40-vjeçar Apichatpong Weerasethakul.

Duket se trofetë e kinemasë po kalojnë nëpër ciklet e tyre të zhvendosjes, ç’ka do të thotë tërhiqet vëmendja ndaj historive të Ballkanit, ku dikur ishte i rëndësishëm Emir Kusturica dhe kinemasë evropiane. Edicioni i 63-të konfirmon këtë lëvizje kinematografike drejt vendeve aziatike.

"Kjo "Palmë" është shumë e rëndësishëm

për historinë e Tajlandës dhe njerëzit tajlandezë",- u shpreh regjisori me të marrë trofeun në dorë dhe mendimin e parë e shprehu në emër të viktimave që kanë përgjakur kohët e fundit Bankokun.

"Çmimi i madh i Jurisë" është fituar nga filmi "Des hommes et des dieux" të regjisorit francez Xavier Beauvois, që në momentin e marrjes rikujtoi tetë murgjit kristianë nga Manastiri i Tibhirine.

"Çmimi i Jurisë", i shkoi filmit "Un Homme qui crie" të regjisorit afrikan Mahamat-Saleh Haroun, i cili mbajti një fjalim të bukur në çastin e marrjes së çmimit: "Unë vij nga një vend ku nuk ka asgjë. Në një shkretëtirë mësova që filmat duhet të gatuhen si pjata e preferuar për njerëzit e dashur."

"Regjia më e Mirë" u vlerësua e francezit Mathieu Amalric për filmin "Tournée".

"Aktorja më e Mirë" e këtij viti në Kanë u zgjodh francezja Juliette Binoche për filmin "Copie conforme" të regjisorit iranian Abbas Kiarostami, e cila në falënderimet e saj, kujtoi, e mallëngjyer, regjisorin nga irani Jafar Panahi , emrin e të cilit e kishte shkruar në një letër bardhë(në ditën e nëntë të grevës së urisë) i burgosur në Iran.

Trofeu "Aktori më i Mirë" shkoi në Itali dhe Spanjë. U nda mes aktorit spanjollJavier Bardem për interpretimin në "Biutiful" të Gonzalez Inarritu dhe Elio Germanos për lojën te "La nostra vita" të Daniele Luchettit.

Çmimin "Skenari më i Mirë" e mori Lee Chang-dong për filmin "Poetry".

Në këtë edicion u dhanë edhe dy çmime për Filmin me Metrazh të Shkurtër. "Palma e Artë" për "Chienne d'histoire" të regjisorit Serge Avedikian dhe "Çmimi i Jurisë" për "Micky Bader" të regjisores Frida Kempf.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE