English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 25 Maj/ATSH/.- Më poshtë vijojnë disa nga titujt kryesorë të shtypit shqiptar të publikuara të martën: Gazeta "Shqip" MOSTRAT, LËSHIMI I PARË I BERISHËS Brukseli, gati dërgatën e Tiranës. Withers: Ka krizë qeverisjeje Tituj të tjerë të kësaj gazete: - Skandali, pacienti me tumor njeri shëndetshëm. - Shpërthen deficiti te fondet me për pensionet sociale. Gazeta "Panorama" DITA E PARË E PS-së/SHERR NË PARLAMENT, PËRJASHTOHET TOM DOSHI Incidenti me Strazimirin/Një konflikt verbal mes deputetëve socialistë Tom Doshi e Erjon Braçe me Gent Strazimirin e PD-së ka sjellë ndërprerjen e seancës së djeshme. Në orët e vona të natës Byroja Parlamentare vendosi përjashtimin me dy javë të deputetit Doshi. Tituj të tjerë të kësaj gazete: - Withers:SHBA dakord me zgjidhjen e ofruar nga BE për krizën. - Ksamil, Bojaxhiu prish 260 ndërtime pa leje. Gazeta Shqiptare KRIZA, DEBATET TE PS-ja PËR KTHIMIN NË KUVEND Grupi parlamentar opozitar informohet për bisedat dhe negociatat te "Crocodile". Fino kundërshton Ruçin: Të mos hyjmë në Kuvend për dy javë. Berisha:Fletët e votimti do të digjen. Rama: Ka ultimatum, nëse s'ka zgjidhje do të rifillojmë protestat. Tituj të tjerë të gazetës: - Gjykata e Lartë rrëzon padinë e Aneta Ramës, dalin votat. - Pagat, metalurgët e Elbasanit hidhen në protestë. Gazeta "Koha Jonë" KUTITË U HAPËN, BERISHA KE DY JAVË AFAT Kryetari i PS-së ishte konfuz dje kur trumbetoi se "kutitë de facto janë hapur", por në të njëjtën kohë tha se afat dyjavor që i është lënë zgjidhjes së ngërçit politik, ka një karakter ultimativ. Tituj të tjerë të kësaj gazete: - Matura 2010, nis 'ngujimi' për provimin e Letërsisë. - Meta: Unë jashtë negociatave për formulë zgjidhjeje. Gazeta "Shekulli" PS-PD, DEPUTETËT SHERR NË KUVEND Tom Doshi zihet me Gent Strazimirin, gardistët ndalojnë përplasjen fizike. Tituj të tjerë të kësaj gazete: - Rama: Nuk ka zgjidhje me fletë votimi të djegura. -Berisha: Materialet me short, fletët do të digjen. Gazeta 55 EDI RAMA I PASIGURTË NË PARTI, PAS DËSHTIMIT TË GREVËS Tituj të tjerë: - Basha në Lazarat: 2010, viti i kthesës së madhe kundër drogës. - Islami: Kutitë nuk hapen, se nuk e lejon kodi zgjedhor. Gazeta "Rilindja Demokratike" VRASËSI DHE TRAFIKANTI DOSHI PRISH SEANCËN E PARLAMENTIT Deputeti i PS-së ka tentuar dje të sulmojë deputetin Strazimiri duke qënë rasti i tretë brenda dy vjetësh që ky njeri sulmon deputetë dhe gazetarë. Tituj të tjerë të kësaj gazete: - Berisha: Ligjin dhe nenein 178 nuk i dhuroj, por i zbatoj. - Meta: Kompromisi, brenda hapësirave që lejon kodi. Gazeta "Zëri i Popullit" ULTIMATUM/SHBA, WITHERS "GODET": KRIZA E QEVERISJES! Tituj të tjerë të kësaj gazete: - Kriza/FMN nuk beson qeverinë , takon bizneset për tatimet. - PS në parlament rrethon maxhorancën. Ruçi, hapja e kutive nuk diskutohet. /a.s/
KOMENTE